Flash News

E-TJERA

U vra nga bashkëjetuesi në Elbasan, viktima mori urdhër mbrojtje 5 ditë më parë

U vra nga bashkëjetuesi në Elbasan, viktima mori urdhër mbrojtje

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 37-vjeçares, Jetlira Elezi,  nga partneri me të cilin bashkëjetonte Ramis Mici, mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Pronarja e banesës ku çifti jetonte me qira, Leme Zdrava tha në një intervistë për ‘Neës 24’ se viktima kishte marrë urdhër mbrojtje nga autori para pesë ditësh.    

“Ata jetonin në kat të dytë, secili dhomë më vete. Ai erdhi si fillim i pari në shtëpi, e dha qiranë. Më pas erdhi zonja. Ndenjën mirë, nuk kishin probleme. Nuk kishin asnjë problem.

Me pas erdhi policia, aty mësova se kishte marr urdhër mbrojtje. Me tha se do ikte. Unë nuk i mora lekë më se më erdhi keq, pasi e pashë me një vajzë.

Ajo punonte me dy turne, ishte e urtë. Ajo do ikte sot nga kjo shtëpi, se tha që vajzën e kishte afër me shkollë atje ku punonte.”, tha ajo.

Të fundit