Flash News

E-TJERA

U vra sot në Mal të Zi, Edmond Mustafa kishte kërkuar statusin e të penduarit të drejtësisë

U vra sot në Mal të Zi, Edmond Mustafa kishte kërkuar statusin e

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur sot në Malin e Zi ku është ekzekutuar shqiptari Edmond Mustafa.

Sipas Gazetës Express, Mustafa kishte kërkuar statusin e dëshmitarit të bashkëpunëtorit, pasi kishte ofruar informacione për disa vrasje.

Ai është marrë në pyetje më 27 mars 2022, në ambientet e Departamentit për Kundër Krime të Rënda të Administratës Policore të Malit të Zi dhe në atë kohë ka kërkuar statusin e dëshmitarit të bashkëpunëtorit.

Mustafa ka folur për krime të kryera nga anëtarët e Shkaljar dhe të klanit Kavac.

Sipas të dhënave, Mustafa ka specifikuar rolin e tij në dy krime të rënda: vrasjen e Sllobodan Sharanoviqit dhe vrasjen e Ivan Labanit.

 

Të fundit