Flash News

E-TJERA

Çuçi ia la fajin magjistratëve, ILD: Është kthyer në traditë, vendimet nuk mund të bëhen objekt diskutimi në deklarata publike

Çuçi ia la fajin magjistratëve, ILD: Është kthyer
Kreu i ILD-së Artur Metani dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka reaguar mbi deklaratat e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit, i cili bëri përgjegjëse institucionet e drejtësisë për mos dënimin e personave që shkelin ligjin. Ai tha se gjyqtarët që nuk e kanë kaluar ende vettingun duhet të reflektojnë.

Në reagimin për media, ILD konstaton se mosrespektimi i pavarësisë së magjistratëve në ushtrimin e detyrës së tyre, por edhe të institucioneve të pavarura të drejtësisë po kthehet në traditë, sa herë që kërkohet marrja e përgjegjësive.

ILD shton se e ka prioritet shqyrtimin dhe vlerësimin me seriozitet të të gjitha pretendimeve që lidhen me shkeljet e magjistratëve brenda apo jashtë funksionit të tij. Gjithashtu thekson se vendimet e magjistratëve nuk mund të bëhen objekt diskutimi, nëpërmjet deklaratave publike.

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë bën me dije se është e hapur për të pranuar nga çdo institucion ankesa në lidhje me sjelljen e magjistratëve. Ndërkohë shton se nëse shkeljet provohen do të propozohet marrja e masave disiplinore.

"Inspektori i Lartë i Drejtësisë u njoh me deklaratat publike të ministrit të Brendshëm z. Bledi Çuçi, me anë të të cilave janë paraqitur pretendime lidhur me disa vendimmarrje të magjistratëve dhe rolit të ILD-së.

ILD konstaton me keqardhje se mosrespektimi i pavarësisë së magjistratëve në ushtrimin e detyrës së tyre, por edhe të institucioneve të pavarura të drejtësisë po kthehet në traditë, sa herë që publikisht kërkohet marrja e përgjegjësive.

Vendimet e magjistratëve nuk mund të bëhen objekt rishikimi apo diskutimi, nëpërmjet deklaratave publike jashtë sistemit të ankimit gjyqësor", thuhet ndër të tjera në njoftimin e ILD-së.

Të fundit