Flash News

E-TJERA

Çuçi reagon për mega-operacionin në Spanjë: Hetimet më Shqipëri me burimet e pasurive të të implikuarve

Çuçi reagon për mega-operacionin në Spanjë: Hetimet

Vjen reagimi i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi lidhur me mega-operacion në Spanjë në bashkëpunim me policinë shqiptare, spanjolle dhe atë gjermane kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve, ku ranë në pranga 107 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Ministri sqaron se puna do të vijojë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar.

“Policia Shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Spanjolle dhe atë Gjermane, me mbështetjen e EUROPOL, përmbyllën një mega-operacion në Spanjë, kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve, me origjinë shqiptare. Organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës.

Oficerë të Policisë së Shtetit operuan në Spanjë së bashku me kolegët e tyre, për çmontimin e grupit. Por hetimet nuk do të ndalen këtu, pasi do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar.

Ky është një tjetër operacion ndërkombëtar që dëshmon kapacitete në nivele të larta profesionale dhe besueshmërinë e Policisë Shqiptare.

Megjithatë jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë përpara, për të renditur Policinë e Shtetit brenda mandatit të tretë, mes Policive të vendeve europiane. Gjithashtu për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt, për të ardhmen e fëmijëve tanë”, shkruan Çuçi në rrjetet sociale.

Të fundit