Flash News

E-TJERA

“Ul nivelin tim”, Ngjela debat me Hoxhën, ngrihet në studio: Nuk ulem me dikë që nuk njeh ç’është personi juridik

“Ul nivelin tim”, Ngjela debat me Hoxhën, ngrihet në

Debati për situatën e krijuar në Partinë Demokratike ka përplasur në studio avokatin Spartak Ngjela dhe ish zv.kryetarin e FRPD, Lisandër Hoxha në emisionin Politiko në Top News.

Debati nisi kur Hoxha tha se Lulzim Basha nuk përfaqëson Partinë Demokratike dhe se ai nuk ka asnjë demokrat pas vetes, ndërsa Ngjela e interpretoi posedimin e partisë nga ana juridike.

“Nuk mund të rri në një tavolinë me një që nuk di se çfarë është personi juridik dhe struktura juridike. Kjo ul nivelin tim. Nuk mund të pranoj unë të ulem me një njeri që nuk njeh ca është personi juridik dhe struktura juridike. I vetmi person juridik që është zgjedhur normal, është vetëm Lulzim Basha dhe ekipi i tij. Ai është personi juridik”, tha Ngjela.

Avokati sqaroi se për këtë qëllim kërkohet regjistrimi në gjykatë i partive dhe sot, tha ai, Partia Demokratike e ligjshme dhe e njohur nga gjykata është me kryetar Lulzim Bashën.

“Lëvizja e Berishës është lëvizje klandestine”, tha ai.

Lisandër Hoxha e kundërshtoi, ndërsa Ngjela i sfidoi që t’i shpjegonte se çfarë do të thotë person juridik.

“Nuk e di”, i tha Hoxha, përgjigje që shkaktoi edhe reagimin e avokatit Spartak Ngjela që u ngrit për t’u larguar nga studio, para se Alfred Lela të ndërhynte për një hapësirë publicitare për të qetësuar tensionet në studio.

 

Të fundit