Flash News

E-TJERA

Uldedaj: Kam pasur rezervat e mia me qëndrimin e PD-së kohët e fundit, prandaj dola me Bindjen

Uldedaj: Kam pasur rezervat e mia me qëndrimin e PD-së kohët e
Tonin Uldedaj në PolitikOn

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kandidati i Bindjes Demokratike, Tonin Uldedaj u shpreh se ai ka qenë dhe do të jetë gjithmonë demokrat.

Uldedaj shtoi se shumë demokratë të tjerë kanë dalë të pakënaqur nga lëvizjet e viteve të fundit të lidershipit të PD-së.

Uldedaj: Unë kam qenë dhe do të të jem gjithmonë demokrat. Kjo nuk ka pikë dyshimi pasi te demokratët kam aksione rreth 25-30 vite. Edhe fakti se kandidimi im është një moment irritimi nuk është i vërtetë. Ne kemi dalë në fushatë dhe jemi dakordësuar rreth 30 ditë më parë se të vendoseshin listat e PD-së. Unë kam rezervat e mia me qëndrimin e PD-së kohët e fundit. Po të ishim pyetur ne të mërziturit, nuk do të isha tërhequr nga asnjë garë. Shumë demokratë të tjerë kanë dalë të pakënaqur.

Uldedaj theksoi se në sondazhe në qarkun e Shkodrës, Bindje Demokratike del shumë më poshtë se sa është në realitet në terren.

Të fundit