Flash News

E-TJERA

Ulen temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ulen temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta dominojnë kushtet e motit në të gjithë vendin, ku në zonat veriore do ketë dhe reshje të izoluara dëbore gjatë mëngjesit.

Por në mesditës kushtet atmosferike pritet të përmirësohen dukshëm, duke rikthyer kthjellimet në vend.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3 deri 16°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior-verilindor, ndërsa në det krijohet dallgëzim 2 ballë.

Të fundit