Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ulja e rasteve me Covid-19, mjeku: Nuk është efekt i vaksinimit, karantina për emigrantët nuk ka sens
Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se ulja e rasteve me Covid-19 ka ardhur për shkak se një numër shumë i lartë i qytetarëve e ka kaluar tashmë koronavirusin. Sa i përket ndikimit të vaksinimit në uljen e infeksioneve, ai thekson se është ende herët, pasi vetëm 10% e popullatës është vaksinuar me një dozë.
“Vaksinimi nuk ka hyrë në lojë ende sepse numri i është i vogël sepse kemi rreth 10% të popullatës të vaksinuar me një dozë të vetme. Arsyeja madhore është se një përqindje e lartë e njerëzve e kanë kaluar sidomos në Tiranë”, tha ai.
Lidhur me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy javore për qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, epidemiologu tha për "Report TV" se nuk ka sens. Ai shtoi se në vendin tonë po vihet re një formë më e lehtë e rasteve me COVID, ndryshe nga fillimi i këtij viti.
“Nuk bën shumë sens sepse ne e dimë që nga udhëtarët nga një shtet në tjetrin përqindja e rasteve që ka pasur një shtet është më pak se 2%, si rrjedhojë udhëtarët nuk ndikojnë aq shumë në kurbën e një qyteti”, tha mjeku.