Flash News

E-TJERA

"Unë jam një mik i nipit tënd", shqiptari grabit të moshuarën duke e përqafuar

"Unë jam një mik i nipit tënd",  shqiptari grabit

Një 18-vjeçar shqiptar grabiti një të moshuar në një mënyrë të pazakontë në Itali. Ai e përqafoi atë e më pas i vodhi gjerdanin që kishte në qafë.

Pasi e përqafoi, i riu tha: Unë jam një mik i vjetër i nipit tënd, nuk të kujtohet. 

Ndërkohë që nga qafa i hiqte gjerdanin. Pak më vonë, i riu ishte zhdukur dhe "viktima" pasi kuptoi se çfarë kishte ndodhur, denoncoi gjithçka në Polici. Pasi u hapën kamerat e sigurisë, i riu u identifikuar dhe u vendos në pranga. Paraditen e djeshme, i mbrojtur nga avokatja Eleonora Nocito, ai pranoi akuzat dhe kërkoi falje për atë që ndodhi.

Ajo tha se e bëri këtë sepse ishte e uritur dhe nuk kishte ngrënë për dy ditë. Ai gjerdan, sapo të shitej do i siguronte shqiptarit disa para për të ngrënë, por në fakt i hapi dyert e burgut./corriereadriatico.it

Të fundit