Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Unioni i Gazetarëve dënon dhunën ndaj kolegut nga mbështetësit e Veliajt: Reago publikisht dhe distancohu!
Reporteri Ronaldo Sharka dhe operatori bashkëpunues i televizionit Ora News, dje, teksa po ndiqnin një aktivitet elektoral në Kavajë, ku ndodhej edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, janë përballur me agresivitetin dhe dhunën fizike të disa personave, mbështetës të Erion Veliajt.
Unioni i Gazetarëve i kërkon Veliajt të reagojë publikisht për ngjarjen dhe të distancohet nga dhuna.
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Dhunimi i reporterit dhe operatorit të Ora News nga mbështetës të kryebashkiakut të Tiranës, rast i dënueshëm
Tiranë më 19.04.2021
Reporteri Ronaldo Sharka dhe operatori bashkëpunues i televizionit Ora News ditën e dielë më 18 prill 2021, ndërsa po ndiqnin një aktivitet elektoral në Kavajë, ku ndodhej edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës zoti Erion Veliaj, janë përballur me agresivitetin dhe dhunën fizike të disa personave. Këmbëngulja e reporterit Sharka për të marrë një prononcim nga zoti Veliaj është penguar fizikisht nga personat mbështetës të zyrtarit. Ndërkohë që persona të tjerë kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë kërcënuar gazetarin. Fyerje dhe kërcënime ndaj tij dhe operatorit janë pasuar në çdo moment të këmbënguljes për të komunikuar për arsye pune.
Më herët incidente të tilla kanë pasur edhe reporterë të tjerë të Ora News me shoqërues apo punonjës të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mes së cilit dhe kësaj medieje, vijon një përballje e ashpër kritike.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon dhunën e ushtruar mbi reporterin dhe operatorin e Ora Neës. Dënojmë ashpër kësi incidentesh dhe kërkojmë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës të reagojë publikisht dhe të distancohet. Njëherësh kërkojmë nga autoritetet e Policisë së Shtetit të zbardhin incidentin dhe të venë para përgjegjësisë ligjore agresorët dhe dhunuesit e reporterit Ronaldo Sharka.
Këmbëngulja e gazetarëve për të marrë përgjigjet e duhura në emër të transparencës dhe llogaridhënies publike është mision i përkrahshëm kurdoherë dhe një ndër cilësitë spikatëse për raportimin e pavarur dhe të duhur. Identifikimi i njerëzve të medias përmes shenjave dhe dokumentave profesionale në komunikimin me autoritetet, meriton përgjigje ose korrektesën e komunikimit qoftë edhe me shprehjen “No coment”, kur nuk ka diçka për të thënë. Por soditja apo lënia e gazetarëve në përballje me bodyguard apo mbështetës militantë, në një mjedis me fansa politik agresivë, është një përgjegjësi e autoritetit të zgjedhur apo politik, të cilit i është drejtuar gazetari.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë