Flash News

E-TJERA

Urdhër-arrest i ri për Martinajn, lidhja që ka me biznesmenin Gjoka dhe Oltion Bistrin

Urdhër-arrest i ri për Martinajn, lidhja që ka me biznesmenin
Një tjetër urdhër-arresti është lëshuar për mbretin e lojrave të fatit Ervis Martinaj i cili është zhdukur pa lënë gjurmë prej gushtit të vitit të kaluar.

Ende nuk jepen detaje se për çfarë është nxjerrë konkretisht urdhër-arresti i ri.

Krahas emrave të tjerë që u bënë të ditur sot që u arrestuan si pasojë e një megaoperacioni na ana e Policisë së Shtetit, si arrestimi i drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, apo dhe biznesmenit të njohur Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, apo Asmer Bilalit, kësaj liste i shtohet dhe emri i Martinajt.

Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’. Bistri, sipas dosjes së prokurorisë, rezulton se bashkëpunonte me biznesmenin Gjoka, ndërsa për këto akuza ka dhe përgjime.

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala tha se biznesmeni, kishte shtrirë aktivitetin e tij dhe te lojërat e fatit. Këta persona akuzohen për vepra të krijimit të strukturuar kriminal, apo të pastrimit të parave.

Një tjetër person është dhe Ardit Hasanbega që ka qenë shef krimi në Shkodër dhe në Berat. Lala tha mes të tjerash se ndonëse në pamje të parë këta personazhe të lakuara më sipër nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, ata siç duket i bashkon grupi i strukturuar kriminal dhe lidhjet e tyre që kanë të bëjnë me zhdukjen e provave, me lojërat e fatit apo me vrasje me pagesë.

 

Të fundit