Flash News

E-TJERA

Urdhër-arrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, arrestohen katër persona, mes tyre drejtori i Veliajt

Urdhër-arrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, arrestohen

Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mësohet se ka lëshuar pesëmbëdhjetë mas sigurie në lidhje me hetimin për korrupsion, pastrim parash dhe abuzim me detyrën për koncesionin e incineratorit të Tiranës. 

Sot në mëngjes raportohet se janë arrestuar katër prej tyre, Namik Simixhiu,  Bledar Karoli, Jetmir Llapaj dhe Taulant Tushe. Ky i fundit njihet si drejtor i Shërbimeve Publike në Bashkinë Tiranë dhe njëkohësisht, anëtar i Këshillit Drejtues të UKT.

Masa të tilla sigurie u lëshuan dje edhe për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn.

Në masë sigurie arrest shtëpie u lanë Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.

Incineratori i Tiranës është projekti më i madh mes tre projekteve kontroverse të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilat premtuan, përkundër këshillave të ekspertëve dhe të Bashkimit Evropian, të ndërtonin incineratorë për djegien e mbeturinave. Në gusht të këtij viti, SPAK urdhëroi sekuestrimin e kompanisë së incineratorit të Tiranës duke argumentuar se hetimet paraprake kishin nxjerrë pronarë fundorë të zinxhirit të maskuar në Holandë, biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, aktualisht në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash për dy incineratorët e tjerë, Elbasanin dhe Fierin.

 

Të fundit