Flash News

E-TJERA

Urdhri erdhi nga burgu, zbardhen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi

Urdhri erdhi nga burgu, zbardhen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit

Një shqiptar u qëllua për vdekje mbrëmë në Paleo Faliro të Greqisë.

Sipas mediave greke, viktima, Thimo Roland Droboniku alias, Thimi Roland Prifti, 60 vjeç nga Shqipëria dyshohet se është ekzekutuar për larje hesapesh.

Gjithashtu dyshohet se vrasja është urdhëruar nga burgu. Viktima ishte një person i rëndësishëm i trafikut të drogës në Greqi dhe se kishte krijuar rivalitete gjatë kohës që kishte qenë i burgosur për trafik të lëndëve narkotike.

Hera e fundit që 56 vjeçari u arrestua, ishte në vitin 2023 dhe u lirua me kusht.

Ai u ekzekutua mbrëmë rreth orës 21:00 poshtë shtëpisë së tij Palaio Faliro të Athinës. Prifti u dërgua në spital por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra nga 3 plumba.

Të fundit