Flash News

E-TJERA

Urdhri për gazetarin Qyno, Anila Hoxha: Vetë SPAK ka shkelur sekretin hetimor

Urdhri për gazetarin Qyno, Anila Hoxha: Vetë SPAK ka shkelur sekretin

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka komentuar rastin e kolegut të saj Elton Qyno ku Prokuroria ka urdhëruar gazetarin e Ora News, të mos publikojë më të dhëna mbi rrëfimin e vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani.

 Sipas Hoxhës, e ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top News edhe vetë SPAK ka shkelur sekretin hetimor, teksa analizoi urdhrin për gazetarin Qyno.

Anila Hoxha: Rasti Qyno ka impakt te gazetarët e fushës së drejtësisë. U takon prokurorëve ta ruajnë sekretin dhe SPAK vetë e ka shkelur sekretin hetimor. Pranon se Dumani është bashkëpunëtor i drejtësisë, se nuk mund të shkruash emrin e plotë por me iniciale. Nuk ishin korrekt me ligjin. Është shenjë e keqe e institucioneve të drejtësisë në raport me gazetarët. SPAK nxitoi mbrëmë se shkresa ishte për Qynon, por ai shkoi si gazetar si pjesë e një medie. Kur ndalon një gazetar, ku është diferenca me tjerët?”, tha Hoxha.

Vendimi i SPAK ka ardhur pas një serie shkrimesh, që kanë të bëjnë me vazhdimin e rrëfimit të Dumanit, përtej ngjarjeve që çuan në operacionin e policisë “Plumbi i artë” kundër 18 personave të shpallur në kërkim dhe të arrestuar.


 

Të fundit