Flash News

E-TJERA

Ursula von der Leyen: Mundësi historike! Hap i madh drejt të ardhmes evropiane

Ursula von der Leyen: Mundësi historike! Hap i madh drejt të ardhmes

Presidentja e Komisionit Evropian ka përshëndetur miratimin e propozimit francez në Maqedoninë e Veriut që zgjidh ngërçin me Bullgarinë dhe i hap rrugë integrimit të vendit në BE.

Në një reagim në rrjetet e saj sociale, Ursula von der Leyen shkruan se kjo ishte një mundësi historike, e cila është shfrytëzuar nga Maqedonia e Veriut.

"Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit.  Ishte një mundësi historike. Dhe ju e arritët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj,"-shkruan von der Leyen.

 

 

Të fundit