Flash News

E-TJERA

Ursula von der Leyen reagon pas takimit me Ramën: Mesazhi im është i qartë, e ardhmja e Shqipërisë është në BE

Ursula von der Leyen reagon pas takimit me Ramën: Mesazhi im

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave.

Von der Leyen thotë se mesazhi i saj është i qartë, e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Ajo thekson se Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi.

Duke nënvizuar përparimet në Reformën në Drejtësi, ajo thotë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe se tani është radha e BE-së që të veprojë.

Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria ka arritur qartë. Tani BE -ja duhet të bëjë gjithashtu.

Ajo do të takojë pas disa minutash presidentin Ilir Meta dhe më pas do të vizitojë një shkollë në Krujë, ku do të mbajë dhe konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

 

 

 

Të fundit