Flash News

E-TJERA

“Ushtari” i Dumanit kërkesë GJKKO: Më ktheni statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

“Ushtari” i Dumanit kërkesë GJKKO: Më ktheni statusin

I konsideruar si “ushtari” i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxha ka bërë një kërkesë në seancën paraprake në GJKKO, në kuadër të operacionit të koduar ‘’Plumbi i Artë”.

Mësohet se nëpërmjet avokatit të tij, ai ka kërkuar që t’i kthehet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë. Henrik Hoxha u bë bashkëpunëtor i drejtësisë në prill të vitit të kaluar, por me kërkesë të prokurores Doloreza Musabelliu, iu hoq në muajin korrik.

Henrik Hoxhaj ka treguar disa ngjarje për të cilën ai vet ka marrë pjesë me Nuredin Dumanin. Por nga analiza e faktve disa qëndrime të tij të treguar për disa atentate të kryera në bashkëpunim me Dumanin nuk korrespondojnë me ato të këtij të fundit, gjë e cila ka bërë që të prishet marrëveshja e bashkëpunimit me Prokurorinë.

Në përmjet avokatit të tij, Henrik Hoxhaj ka pretenduar në gjykatë se ka qenë bashkëpunëtori më i drejte pasi ka treguar ngjarje dhe detaje nga krimet më shumë se çdo bashkëpunëtor tjetër. Me heqjen e statusit ai tashmë nuk përfiton nga ulja e dënimit.

Henrik Hoxhaj njihet si krahu i djathtë i Nuredin Dumanit, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin e persona të tjerë, kryen disa vrasje, më të rëndat ajo e vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si dhe të Dorian Shkozës Anxhelo Avdiajt.

Të fundit