Flash News

E-TJERA

Ushtari i UÇK-së rikthehet tek “Kulla e Sali Berishës”: Familja Berisha ka kontribuar shumë për luftën në Kosovë

Ushtari i UÇK-së rikthehet tek “Kulla e Sali

“Kulla e Sali Berishës”, e pozicionuar në Viçidol të Tropojës është kthyer në vëmendje sërish nga një ushtar i UÇK-së, i cili ka kujtuar kohën kur kryedemokrati dhe familja e tij e kanë strehuar ushtarin së bashku me 5 shokët e tij.

Ai tregon se në këtë kullë vendosën armatimet dhe bënë stërvitje rreth 2 javë nëpër kodrina dhe më pas u kthyen për Kosovë.

"Na u nisëm për të ardhur për armatim në Shqipëri. Pas 15 orëve arritëm në Tropojë. Pas Barjam Currit erdhëm në Prifç të shtëpia e Sali Berishës dhe e vendosëm armatimin në këtë shtëpi. Këtu që kjo shtëpi ka dhënë kontribut shumë dhe familja Berisha ka shumë kontribut për luftën e Kosovës. Në podrumin e kësaj shtëpie vendosëm armatimin dhe pas 2 jave qëndrim këtu e morëm armatimin dhe bën në këto kodra përgatitje. Kishim ardh për furnizimin e armëve këtu dhe Berisha me familjen na strehuan”, thotë ndër të tjera.

Gjatë vitit 1999, kulla u kthye në një bazë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke rifituar disi gjallërimin e dikurshëm.

Lejen për përdorimin e saj e dha vetë Berisha që në atë kohë ishte kryetar i Partisë Demokratike në opozitë.

Për muaj me radhë ajo u përdor nga ushtarët e UÇK-së, por më pas gjenocidi serb u shtri edhe në territorin shqiptar dhe pranë kullës së gurtë 100-vjeçare.

Vetë Berisha ka deklaruar herë pas here se kullën e kanë shkatërruar predhat e ushtrisë serbe gjatë Luftës së Kosovës.

Të fundit