Flash News

E-TJERA

Vaksinat ruse dhe kineze në Shqipëri, zv.ministrja e Shëndetësisë ‘nuk u mbyll derën’: Do jenë oportune nëse kemi ngërçe

Vaksinat ruse dhe kineze në Shqipëri, zv.ministrja e

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaron se qeveria shqiptare nuk e ka ‘mbyllur derën’ përfundimisht mundësisë për marrëveshje me kompanitë ruse dhe kineze, që sigurojnë vaksinat anti-covid.

E ftuar në emisionin ‘’Real Story’’, Tomini ka deklaruar se nëse strategjia e qeverisë shqiptare për të kërkuar vaksina perëndimore do të hasë në ngërçe, atëherë ato lindore do të shihen si alternativa.

 “Në javët e fundit u cilësua se në javët e para të janarit do të vinin në Shqipëri. Në dy fazat prej 3 javësh, arriti të vijë sasia e dytë, por me vijueshmëri deri në 41 mijë doza deri në fund të shkurtit.  

Dy objektivat u arritën, pavarësisht se kemi nisur me grupin e riskut, pra mjekët dhe infermierët. Pfizer u miratua shumë më shpejt. Vaksina ruse po kalon fazat e fundit, për t’u miratuar nga EMA. Por është më i hershëm tratativa. Prandaj qeveria i bëri me Pfizer për 500 mijë dozat.

Bashkohem me ju që në momente të caktuara, kur situata epidemiologjike është kriter për të negociuar me vaksina të tjera. Në gjithë këtë vorbull e krizë farmaceutike, mbarë botërore, edhe krizë morale, por humane duke treguar kacafytjen.

Më kuadër të një strategjie të njohur perëndimore, kur strategjia do të përkrahen nga BE, duke ndjekur strategjinë aktuale. Nëse kemi ngërçe me kontraktimet, apo kanalizimeve, do jenë oportune apo alternativa që mund të përkrahen”, tha Tomini.

 

Të fundit