Flash News

E-TJERA

Vaksinat ruse dhe kineze, Palmer: Zgjedhja e Shqipërisë, SHBA nuk ndërhyn në punët e brendshme

Vaksinat ruse dhe kineze, Palmer: Zgjedhja e Shqipërisë, SHBA nuk

Zv/ndihmës amerikan i Shtetit, Matthew Palmer është pyetur gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët e Alumni të programeve të SHBA, lidhur me vaksinat në Shqipëri, pasi prej disa javësh ka nisur procesi i vaksinimit të popullsisë edhe me vaksina ruse dhe kineze.

Palmer thotë se zgjedhja i përket Shqipërisë dhe se SHBA nuk ndërhyn në punët e brendshme.  

‘’Kina dhe Rusia po përdorin një diplomaci tjetër. Edhe Shqipëria po mundohet për popullin e saj. Zgjedhja e vaksinës i takon Shqipërisë. Ne s’ndërhyjmë në politikën e brendshme të vendeve. U takon qeverive të vendosin në raport me vaksinat që janë të askesueshme dhe nevojës për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve", tha Matthew Palmer.

 

Të fundit