Flash News

E-TJERA

“Vampirë politikë”/ Meta i përgjigjet Ramës me ironi: Stina e ngrohtë i shton problemet shëndetësore, shteti ka rënë

“Vampirë politikë”/ Meta i përgjigjet Ramës me

Nga Roskoveci, ku zhvilloi një takim me fermerët, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili i quajti kundërshtarët “vampirë politikë”.

Meta ironizoi Ramën, duke thënë se po i vjen koha e mjekimit. Ai shtoi se shteti ka rënë.

“Lidhur me zotërinë, ju e dini që të gjithë ata që kanë probleme si ai në këtë stinë pak të ngrohtë u rëndohen problemet e shëndeti, koha e mjekimit po afron.

Ajo që mund të them është se Shqipëria është në një gjendje emergjence, shteti ka rënë në çdo aspekt, ka falimentuar për shkak të një kryeministri diletant që bën eksperimente kundër shtetit dhe ka falimentuar gjithçka, që nga siguria dhe rendi publike, deri tek bujqësia që është në një gjendje zie”, tha Meta.

Ky i fundit paralajmëroi se vjeshta do të jetë shumë ripërtëritësë për demokracinë dhe llogaridhënien.

 

Të fundit