Flash News

E-TJERA

Vangjush Dako rikthehet në burgun e Durrësit

Vangjush Dako rikthehet në burgun e Durrësit

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është rikthyer në ambientet e burgut, pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore. 

Sot ai la ambientet e Spitalit të Durrësit dhe është dërguar në qeli, pasi i kanë mbetur për të kryer dhe 6 ditë nga dënimi.

Kujtojme se Dako u kthye në qeli pas vendimit të dhënë nga Apeli i GJKKO-së më 16 shtator ku u dënua me 2 vite e 8 muaj burg.

Sipas avokatit të tij, Vangjush Dako do të qëndrojë në qeli vetëm për 6 ditë, pasi sipas përllogaritjeve atij i mbaron dënimi më 27 shator. Dako u shtrua në repartin e Sëmundjeve Infektive nën mbikëqyrjen e Forcës së Policisë së Burgjeve, për shkak të problemeve shëndetësore, pasi mësohet se vuan nga aritmia, ankthi dhe hernia diskale.

Të fundit