Flash News

E-TJERA

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit – themeli i besimit mes qeverive e popujve

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit –

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, VanHorn, mbajti një fjalim me rastin e Ditës së Kushtetutës, ku theksoi rëndësinë e parimeve themelore mbi të cilat ndërtohet një demokraci funksionale.

“Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara është simbol i fuqisë qëndruese për mbrojtjen e të drejtave të individëve dhe për drejtësinë. Ajo nuk është thjesht një dokument ligjor, por një premtim i gjallë për të mbështetur drejtësinë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë,” u shpreh VanHorn.

Ajo nënvizoi se mbrojtja e të drejtave individuale, ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit janë shtylla që garantojnë besimin mes qytetarëve dhe institucioneve.

Në këtë kuadër, VanHorn vlerësoi rolin e gjyqtarëve, prokurorëve, shoqërisë civile dhe medias së lirë si “rojtarë të të drejtave të çdo qytetari shqiptar”.

Sipas saj, forca e institucioneve qëndron tek guximi për të marrë vendime të vështira, për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur transparencën e llogaridhënien.

Të fundit