Flash News

E-TJERA

Vdekja e 15-vjeçarit në Gramsh/ Drejtoresha shpërthen në lot: Ishte nxënës shembullor

Vdekja e 15-vjeçarit në Gramsh/ Drejtoresha shpërthen në

Drejtoresha e shkollës “Asllan Shahini”, Ardiana Hasa ku sot u vra një nxënës dhe u plagos një tjetër ka shpërthyer në lot para kamerave.

Drejtoresha Hasa thotë se viktima, Fatjon Bici, 15 vjeç, ishte një nxënës shembullor.

 Ajo është shprehur se është shumë e prekur nga ngjarja dhe se adoleshenti që u vra nuk ishte nxënës problematik.

Fatjoni ka mbaruar orën e gjashtë të mësimit, ka pasur fizkulturë, ka dalë nga palestra bashkë me mësuesin e fizkulturës, ka takuar roje dhe e ka pyetur për motrën e tij nëse ka ikur apo jo në shtëpi. Pas 20 minutash më merr dikush në telefon dhe më thotë të është vrarë një nxënëse.

Nuk di të them çfarë përjetova, shkova menjëherë në spital dhe më thotë mjeku që Fatjoni kishte mbaruar. Dhimbja ishte e jashtëzakonshme. Po më mbyt dhimbja, na kanë marrë jetën e një fëmije shembullor. Nuk kam qenë kurrë në dijeni që mund të ketë qenë i përfshirë në ndonjë konflikt.

Para një jave prindërit e tij kërkuan të tërhiqnin letrat pasi do iknin në Greqi, dhe jam ndjerë e keqardhur që një djalë si Fatjoni do largohej. Jam e tronditur. Për 9 vite në atë shkollë, asnjëherë nuk ka qenë fëmijë problematik”, tregoi ajo në një intervistë per Euronews.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare "Asllan Shahini". I plagosur ka mbetur edhe një 15-vjeçar tjetër, Marko Liçi, i cili është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Viktima dhe i plagosuri janë kushërinj dhe janë përleshur me katër adoleshentë të tjerë për një sherr të nisur pak ditë më parë në rrjetet sociale.

Katër të tjerë janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje, mes tyre dhe autori.

 

Të fundit