Flash News

E-TJERA

Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret/ Prokuroria e Kavajës nis hetimet, ngjarja regjistrohet si ‘vrasje’

Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret/ Prokuroria e Kavajës

Ashtu sikurse kërkoi dje ambasada ruse në Tiranë, Prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet për vdekjen e 4 turistëve rusë në një hotel në zonën e Qerretit.

Mësohet se ngjarja është regjistruar për veprën penale “vrasje”, pavarësisht se nuk ka dalë asnjë konkluzion nga hetuesit. Vendimi është marrë sot nga prokuroria, pas një mbledhjeje me drejtuesit e lartë të policisë kriminale të zhvilluar në Prokurorinë e Kavajës.

Nga autopsia e trupave të vdekur nuk ka ende një përgjigje dhe deri tani ngjarja mbetet pa autor.

Natalia Burenkova dhe Sergei Burenkova, si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova së bashku me të fejuarin e saj, Nikita Belousov, kishin ardhur për një udhëtim turistik në Shqipëri. Fillimisht u dyshua se turistët ishin asfiksuar nga sauna, e më pas u hodhën tezat se më parë mund të kishin konsumuar alkool dhe lëndë narkotike të cilat iu kishin shkaktuar vdekjen.

Të fundit