Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Vdekja e 40-vjeçari në Malësi të Madhe, flet kushëriri: E kanë vrarë, merrej me dro*ë...

Dy ditë më parë, 40-vjeçari Mirel Çokaj, banues në fshatin Fushë-Grudë, humbi jetën tragjikisht në malësinë e Kelmendit në Malësi të Madhe, pasi sipas Policisë, ai ra aksidentalisht në një terren të thepisur malor.
Rifat Çokaj, një ish oficer policie me banim në Amerikë, ka bindje se kushëriri i tij Mirel Çokajmerrej me drogë në një zonë të thellë të Malësisë së Madhe bashkë me 4 persona të tjerë dhe se njëri prej tyre e ka shtyrë drejt humnerës duke e vrarë.
“Mireli në atë zonë ka dalë për punë. Edhe policia e di se për çfarë pune por për opinionin publik po e them se ka dalë për parcelat e drogës atje. Nuk e di se cila është arsyeja që policia nuk ka ushtruar kontroll në zonën ku është nisur kufoma por thjeshtë janë mjaftuar duke gjetur kufomën. Me të vërtetë ka rënë nga një lartësi 70 apo 100 metër por me kë ka qenë sepse ai nuk ka qenë vetëm dhe jam i sigurtë për këtë. Personi që ka njoftuar se Mireli nuk përgjigjet në celular, është shok apo ortak i tij?” – thotë për News4, Rifat Çokaj, kushëri i viktimës.
Sipas tij, i ndjeri Mirel Çokaj, tokat i ka patur poshtë në Grudë Fushë, ograjat i ka në Grudë Fushë po ashtu.
“Ne nuk na ka lënë asgjë as babai as gjyshi në Kelmend. Atje ka qenë për parcel droge. Të shkojnë ta verifikojnë dhe do ta gjejnë dhe nuk kanë për të gjetur pak por shumë. A kanë për ta gjetur të korrur apo të pa korrur këtë nuk e di sepse po i japin kohë për ta korrur. Edhe nëse e gjejnë të korrur aty duket se ka patur drogë”, thotë Rifati i cili duke folur nga SHBA, tregon me emër konkret një prej bashkëpunëtorëve të viktimës Mirel Çokaj.
Ajo që kërkojnë të afërmit dhe familja e 40 vjeçarit që u gjet në humnerë i pajetë është hetimi i plotë i kësaj ngjarje të rëndë.
“E kanë mbytur për të mos i dhënë pjesën e vet, hakun që i takonte. Është detyra e organeve ligjzbatuese për të hetuar. Do e hetoj privatisht me sa forcë që të kem unë dhe të tjerët por këta e kanë për detyrë që ta hetojnë dhe jo t’i ledhatojnë. Çfarë ka dashur ai njeri atje, me kë ka qenë, ku ka fjetur se nuk ka qenë nata e parë që ka qenë atje as dita e parë”, thotë kushëriri i Mirel Çokajt.
Policia njoftimin për konstatimin e viktimës Mirel Çokaj në një humnerë në Kozhnje të Malësisë së Madhe e ka marrë mëngjesin e 18 shtatorit ndërsa 24 orë më pas u bë e mundur nxjerrja e trupit përmes Forcave të Ushtrisë që erdhën me një helikopter.
Deri më tani policia e ka cilësuar si aksidentale ngjarjen por familjarët kanë dyshime të forta se 40 vjeçari është vrarë nga dikush për shkak të parcelave të drogës.
Si ka ndodhur ngjarja sipas jush?
“Në gjykimin tim, informacioni për Mirel Çokaj, pavarësisht informacionit paraprak të policisë që është paraqitur si ngjarje aksidentale, për mua dhe familjarët e tij Nga informacioni që kam unë janë më shumë se 2 vetë në atë punë me të cilët janë marrë.
Emrat nuk i di se po t’i di i bëj publik se nuk kam problem për asgjë dhe për askend. Ky djali që ka dhënë njoftimin se Mireli nuk del në celular si ka ditur ai që t’i çojë shërbimet e policisë tek kufoma, si e diti vendin ai se ku ka rënë Mireli. A kanë qenë bashkë apo ndokush tjetër që ka qenë me Mirelin i ka treguar atij se e keni në atë vend poshtë. Përderisa nuk është ushtruar kontroll territori dua të pyes a ka drogë atje apo nuk ka? Kush e ndalon këtë kontroll?
Si ka mundësi që nuk është shoqëruar asnjë person nga shokët e tij që kanë qenë me të por janë mjaftuar me një deklaratë që nuk më doli në telefon dhe unë si shok i tij u shqetësova siç ka deklaruar ai, kjo nuk është e vërteta. Kjo është deformimi që është përpjekur për t’iu bërë, jo e vërteta.”
Cila është e vërteta sipas jush?
“E vërteta është se dikush ka qenë me të. Kanë qenë duke ruajtur drogën e cila është në fazën e pjekies dhe dyshimet tona janë se dikush e ka shtyrë nga mbrapa dhe e ka hedhur poshtë në përrua. Është në dritën e diellit kjo sepse Mireli nuk ka patur se çfarë të bëjë aty. Mireli e ka patur që të kthehej në shtëpi pas dy ditësh sepse ka patur radhën për ta ruajtur, cila është arsyeja që gjendet aty në shkëmb? Kush e ka tërhequr? Me kë ka qenë? Ai ka qenë me dikend, nuk ka qenë i vetëm. Ku është arma me të cilën është ruajtur droga. Droga nuk është ruajtur me duar në xhepa, me bukë në strajcë e karikues telefoni. Droga është ruajtur me armë sepse bëhet fjalë për mos me ardh me ta marrë dikush drogën atje dhe me çfarë ka patur për ta ruajtur ai, me karikues telefoni? Jo. Ku është telefoni i viktimës?”
Ku e dini ju se ka patur parcelë droge atje?
“Tokat Mirel Çokaj i ka patur poshtë në Grudë Fushë, ograjat i ka në Grudë Fushë po ashtu dhe i ka ndarë me mua dhe kushërinj të tjerë. Ne nuk na ka lënë asgjë as babai as gjyshi në Kelmend. Atje ka qenë për parcel droge. Të shkojnë ta verifikojnë dhe do ta gjejnë dhe nuk kanë për të gjetur pak por shumë. A kanë për ta gjetur të korrur apo të pa korrur këtë nuk e di sepse po i japin kohë për ta korrur. Edhe nëse e gjejnë të korrur aty duket se ka patur drogë.”
Pse mendon se e kanë shtyrë dhe e kanë vrarë kushëririn tuaj Mirel Çokaj?
“Për të mos i dhënë pjesën e vet se ka qenë me ortakë droga e mbjellë. E kanë mbytur për të mos i dhënë pjesën e vet, hakun që i takonte. Është detyra e organeve ligjzbatuese për të hetuar. Do e hetoj privatisht me sa forcë që të kem unë dhe të tjerët por këta e kanë për detyrë që ta hetojnë dhe jo t’i ledhatojnë. Çfarë ka dashur ai njeri atje, me kë ka qenë, ku ka fjetur se nuk ka qenë nata e parë që ka qenë atje as dita e parë.”
Çfarë i ka thënë familjarëve për vendndodhjen gjatë kësaj kohe?
“Familjarëve i ka thënë se po shkoj për punë në Budva por Budva është në anën tjetër, Mireli ka shkuar në Kelmend. Në fakt për punë ka shkuar, nuk i ka gënjyer por tamam vendi quhet Katunt i Kastratit se zona është e Kastratit nuk është e Kelmendit por hyrjen e kanë bërë nepërmjet Kelmendit për të mos rënë në sy tek banorët në Katund të Kastratit dhe droga është fiks aty sepse unë e kam shkelur me mijëra herë atë vend me këmbë.”
Është një zonë e thellë malore, si është atje?
“Është zonë e thellë malore me pyll, ka edhe lëndina dhe janë shfrytëzuar për t’u mbjellë me hashash. Janë shfrytëzuar historikisht në këto 35 ite, jo sot. Nuk është hera e parë që ndodh aty.”
Mirel Çokaj ishte duke u kthyer para kohe?
“Mireli ka qenë duke u kthyer dy ditë më përpara sepse nënës së tij i kishte thënë që do kthehej dy ditë më vonë. Pyetja është pse ka nisur që të kthehet dy ditë më përpara dhe pse është gjendur aty tek ato gurë sepse droga nuk është aty, droga është në lëndina përtej dhe jo aty. Pse u gjend atje, kush e ka tërhequr deri atje? Ka patur edhe një telefon me vete, ku është? Ka patur edhe një armë me vete me të cilën ruante drogën, ku është? Kush i ka marrë, ku janë?”
I njihnit këto 5 persona për të cilët ju thoni se Mirel Çokaj ka patur parcelën e drogës, a shoqërohej me ata?
“Është shoqëruar gjatë gjithë kohës me ata njerëz. Nuk kanë bërë punë tjetër, veç në lokale në Omaraj, në Grudë, në Grilë dhe i njohin edhe njerëzit, nuk është se nuk i njohin. Problemi është sa ju intereson njerëzve për të folur se jo të gjithë e kanë kushëri si unë.
E ka shumë të kollajtë policia për ta verifikuar sepse dy tre lokale janë në Grudë Fushë ku qëndronin gjithë bashkë, dy tre të tjerë në Omaraj, dy tre në Grilë sepse kjo është zona që kanë ndenjur. Kanë qëndruar çdo ditë bashkë duke pirë kafe, raki, kanë ngrënë dreka e darka dhe shumica e këtyre lokaleve janë me kamera dhe munden që t’i verifikojnë.
Gëzim Preldakaj e ka ditur se ku është Mireli, është ai që ka shkuar dhe ka njoftuar familjarët e Mirelit se nuk po i dilte në telefon dhe ishte i shqetësuar. Pse është shqetësuar se nuk i del një shok në telefon, çfarë shqetësimi ka këtu sepse mund të jenë 1 mijë arsye dhe përse e ka shqetësuar këtë Gëzimin se Mireli nuk i ka dalë në telefon. Gëzim Preldakaj është edhe personi që ka shkuar bashkë me policinë në vendin ku ka rënë Mireli.
Gëzimi vazhdon të jetë i lirë. Ai mund të meritojë që të jetë i lirë por a ka njohuri të tjera ai. A mundet ta pyes dikush përse je shqetësuar se nuk ka dalë Mireli në telefon? A mundet ta pyes dikush se ku e mori vesh ai se Mireli ka rënë pikërisht në atë vend ku u gjet? A ka qenë vetë më atë apo e ka njoftuar dikush tjetër që ka qenë me Mirelin.
Që Mireli nuk ka qenë vetëm kjo është absolute sepse nuk ka qëndruar vetëm në majë të malit për ta ruajtur drogën. As Mireli dhe asnjëri prej tyre, kanë qëndruar dy nga dy roje tek droga.”
Pra keni dyshime të forta që Mirel Çokaj është vrarë?
“Nuk ka asnjë arsye tjetër sepse nuk ka patur se çfarë të kërkojë aty. Nuk ka asnjë arsye që të ishte atje ku pretendohet se i ka rrëshqitur këmba. Me kë ka qenë dhe kush ja ka vënë dorën mbrapa duke e shtyrë dhe që e ka njohur terrenin? Këto pyetje janë të natyrshme për këdo.
Nuk mund të justifikohet me një fjalë goje se Gëzimi është mërzitur se Mireli nuk i ka dalë në telefon dhe se ka shkuar të njoftojë tek nipi i Mirelit që ka një lokal në Shkodër. Prej në Vrakë, prej në Omaraj ka shkuar ai tek lokali në Shkodër duke i thënë se jam i shqetësuar se nuk del Mireli në telefon?”
A e keni denoncuar rastin në polici?
“Familjarët e Mirelit deri kur kanë marrë kufomën nuk kanë qenë të Zotët të dijnë se a e marrin apo jo, a gjejnë trupin e pajetë apo jo. Nuk kanë bërë denoncim sepse familjarët nuk kanë një emër konkret për të denoncuar dhe nuk ju ka dhënë kush informacion se Mireli mund të ketë qenë me dikend dhe janë mjaftuar me fjalën e Mirelit që i ka thënë se po shkoj në Budva për punë.
Tani që është gjetur trupi, është bërë autopsia, a e ka kush mirësinë për të nisur hetimin konform standardeve që njeh ligji, me kë ka qenë ky njeri, çfarë ka dashur atje, a e ka kush të mundur që të bëjë një kontroll territori në atë vend? Jam i bindur se atje del që ka parcel droge.
E dyta a mund të pyetet ku Gëzim Preldakaj se kush janë shokët e tjerë të Mirelit sepse nuk është vetëm Gëzimi shoku i tij, janë edhe të tjerët. Shumë faleminderit prej tij që është shqetësuar se nuk ka dalë Mireli në telefon por kur është shqetësuar për atë punë, Gëzimi e ka ditur se Mireli ka ndërruar jetë sepse ka shkuar me policinë fill tek vendi ku ka rënë kufoma.”
“Kërkoj hetim të plotë të ngjarjes. Nëse e ka mbytur dikush, ai që e ka bërë duhet që të mbajë përgjegjësi. A ka parcel droge atje apo jo, besoj se policia duhet që të dalë deri atje sepse tash po e gjejnë të korrur dhe pastaj mbet parcelë pa autor. Është kërkesa më e natyrshme, hetim të plotë të ngjarjes sepse deklarata e policisë që ka dalë në media nuk ka lidhje me të vërtetën, është gënjeshtër. Që të shkohet tek e vërteta duhet që të hetohet, që të hetohet duhet të pyeten njerëzit dhe të shkelet territori.
Duhet që të hapen kamera dhe të shihet se me kë ka ndenjur 4-5 ditë përpara, me kë ka qëndruar gjithë verën, sa herë ka dalë atje në mal. Nuk ka dalë vetëm njëherë se bimët narkotike tani janë në fazën e pjekies.”
A ju ka thënë ju ndonjëherë që merrej me drogë?
“Mirel Çokaj është dënuar njëherë me burg për drogë dhe pastaj është marrë me drogë sa ka mundur. Kur ka mundur të merret është marrë, kur ja kanë gjetur ia kanë këputur. Nuk e di veç unë por e dinë të gjithë se është marrë me atë punë. Vetëm policia nuk e paska ditur se të tjerët e dinë të gjithë.”
Si një ish ekspert i policisë çfarë mendon për këtë ngjarje, përtej lidhjes familjare?
“Fjala ekspert për mua është shumë e madhe por unë kam qenë një jetë të tërë oficer policie. Unë mendoj se dikush e ka vrarë, e kanë shtyr nga mbrapa dhe arsyeja për mua është që Mirelit të mos i jepnin pjesën që i takonte nga droga e mbjellë.
A ka punuar më pak tek parcela e dorgës apo do të kishin edhe tjerë nëse nuk zbulohej ngjarja, atë pjesë nuk e di por që ngjarja nuk është aksidentale për këtë jam i sigurtë. Nuk ka lidhje me aksidentin ajo ngjarje sepse aty është një vend që Mireli nuk kishte asnjë punë sepse droga është më tutje, shumë më larg se aty ku u gjet trupi.
Që ai nuk ka qëndruar vetëm për të ruajtur drogën në mal edhe shkëmbinjtë ka ku rënë po t’i pyesin flasin. Nuk ka shkuar prej në Grudë Fushë në Kozhnje për të ruajtur drogën vetëm, jo. Me shpresën se prokuroria do ta hapin këtë çështje dhe kam besim për këtë dhe shpresoj që prokuroria të mos vazhdojnë gjurmët e oficerëve të policisë së Malësisë së Madhe.”
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14