Flash News

E-TJERA

Vdekja e turistëve rusë, mediat e huaja: U gjetën të pajetë në mënyrë misterioze vetëm 1 orë pasi shkuan në hotel

Vdekja e turistëve rusë, mediat e huaja: U gjetën të

"New York Post" shkruan për familjen ruse që humbi jetën në një hotel të Qerretit të premten. Media amerikane shkruan se katër anëtarët e familjes u gjetën të pajetë vetëm një orë pasi shkuan në hotel.

Gjithashtu shton se ata u konstatuan nga një punonjëse e hotelit që shkoi t'ju thoshte se ushqimi ishte gati.

"Unë thirra disa herë që pijet dhe frutat ishin gati. Askush nuk u përgjigj, kështu që unë hyra brenda në sauna dhe i pashë të gjithë. Një person ishte shtrirë në shezlong, dy ishin në sauna, ndërsa një i ulur pranë pishinës", ka thënë punonjësja.

Viktimat janë Sergey Burenkov, 60-vjeç, Natalya Burenkov, 58-vjeç, vajza e tyre Katya, 31-vjeç dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37-vjeç.

Autoritetet shqiptare konfirmuan se turistët humbën jetën nga asfiksia dhe po hetojnë nëse sistemi i ventilimit në saunë ishte i gabuar, shton "New York Post".


 

Të fundit