Flash News

E-TJERA

Vdekja në komisariat, familjarët: Ekspertiza nuk ka firmosur vetëvrasje, u kërcënua nga një polic

Vdekja në komisariat, familjarët: Ekspertiza nuk ka firmosur

Ilvi Meta, 31 vjeç, u gjet i pajetë në një nga dhomat e Komisariatit të Kavajës. Policia në një njoftim zyrtar, deklaroi se i riu është vetëvarur.

Familjarët, teksa folën për emisionin “Sot” në Euronews Albania, u shprehën se ekspertiza mjeko-ligjore e Durrësit dhe e Tiranës, nuk është firmosur që Ilvi Meta të ketë varur veten.

“Ekspertiza e Durrësit nuk e ka vënë firmën që vëllai ka vrarë veten. As e Tiranës nuk e ka vënë firmën. Ka ardhur trupi i vëllait në 4 të mëngjesit, duhet të vinte në 12 të natës. Nuk e di se si e kanë vënë firmën. Nuk ka ardhur ekspertiza e plotë”, ka thënë motra e 31-vjeçarit.

Ajo tregon se i vëllai i ka folur për një polic, i cili e ka kërcënuar 31-vjeçarin, por nuk ia di identitetin.

“Ka qenë i arrestuar më parë. Më ka thënë që është një polic që i ka thënë ta kam bërë benë, vetëm po nuk më erdhi rasti që të kem në dorë. Me emër nuk e di kush është ky polic. Nuk e dimë se kush u mor me çështjen e tij, nuk kemi asnjë lloj informacioni”, tha ajo.

Të fundit