Flash News

E-TJERA

Vdes rrugës për tek Trauma 32-vjeçarja e aksidentuar në Laç

Vdes rrugës për tek Trauma 32-vjeçarja e aksidentuar në

Policia ka bërë me doije se drejtuesja e mjetit  ë cila u aksidentuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Viktima është shtetasja M. M. 32 vjeçe, e cila fatkeqësisht nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas autoriteteve zyrtare, e reja ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

Njoftimi:

Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit