Flash News

E-TJERA

Vdes tragjikisht turisti francez në Sarandë - EMRI

Vdes tragjikisht turisti francez në Sarandë - EMRI

Një turist francez ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.

Viktima është identifikuar si Marvin Feneuille 28 vjeç. Sipas policisë i riu në gjendje të dehur, ka humbur ekuilibrin dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi e për pasojë ka ndërruar jetë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë po kryejnë veprime hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, pasi më datë 02.09.2025, rreth orës 03:00, në rrugën “Butrinti”, Sarandë, shtetasi francez M. F., 28 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit