Flash News

E-TJERA

Veliaj/ Abilekaj-mazhorancës: Një grup “Diellash” të mishëruar e që votojnë siç do Rama

Veliaj/ Abilekaj-mazhorancës: Një grup “Diellash” të

Analisti Enton Abilekaj komentoi shkarkimin e sotëm të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak. 

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Abilekaj shprehet se mazhoranca nuk e ka dashur prezencën e Veliajt në sallë, duke e cilësuar në fjalë të tjera të gjithë procesin thjesht një vendim politik nga kreu i qeverisë. Madje, analisti i cilësoi anëtarët e mazhorancës një “kazermë”, si dhe një grup “Diellash” të mishëruar në pozicionet që mbartin dhe që votojnë siç do kryeministri,

Nga mazhoranca nuk presim më asgjë. Ndoshta nuk ka dashur të dëgjojë argumentet e Veliajt. Kanë pasur frikë se ndoshta ai del nga tema dhe flet për çështjet që nuk u intereson. Këtë nuk e dimë. Por, dimë që ata janë një kazermë që nuk mendon më dhe vetëm votojnë. Janë një grup Diellash të rreshtuar, të mishëruar në bashki, Parlament ose qeveri dhe që votojnë siç do Edi Rama”, tha ai.

Sakaq, Abilekaj u shpreh se opozita sot duhej të mos merrte pjesë në seancë, e të prisnin për prezencën e Veliajt.

“Opozita sot duhej të tregonte një shembull, që nuk duhej të merrte pjesë në seancë, ose nuk duhej të votonte pa shkuar Veliaj, të tregonte të kundërtën”, tha ai.

Të fundit