Flash News

E-TJERA

Veliaj i prezantoi si ish-kryesia e FRD, Sali Shehu e përënjeshtron: Janë tre sahanlëpirës që punojnë në bashki

Veliaj i prezantoi si ish-kryesia e FRD, Sali Shehu e përënjeshtron:

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu ka përgënjeshtruar lajmin e sotëm se ish-kryesia e forcës së tij politike iu bashkua kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për fushatë elektorale, duke u shfaqur hapur në mbështetje të PS-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shprehet se ata janë "tre sahanlëpirës, të cilët punojnë si nëpunës të bashkisë të inkuadruar në bashki nën petkun e FRD-së".

Sipas tij, ata nuk përfaqësojnë dhe as nuk kanë përfaqësuar ndonjëherë FRD-në.

Postimi i plotë:

"Së pari, lajmet dhe njoftimet publike te FRD dalin nga zyra e shtypit dhe shtabi elektoral i Frymes se re Demokratike dhe jo nga zyra e Erjon Velisë! Së dyti, personat në fjale janë tre sahanlëpirës, të cilët punojnë si nëpunës të bashkisë të inkuadruar në bashki nën petkun e FRD-së.
Këta personazhë pa identitet publik aq me pak politik, nuk përfaqësojnë dhe as nuk kanë përfaqësuar ndonjëherë FRD-në. Ky teatër i neveritshëm është dëshmi e qartë e krizës së Velisë dhe e sejmenëve të tij për humbjen e thellë që i pret!
Ftoj qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë t’i bashkohen uraganit të madh popullor të “Aleancës për Ndryshim”
Data 26 Prill do të jetë fillimi i fitores së madhe dhe dita e fundit e Velisë në zyrën e tij!!!!!!!!! Fitore!!!!!!" shkruan Sali Shehu

Të fundit