Flash News

E-TJERA

Veliaj reagon për plagosjen e inspektorit të IMT-së: Ta harrojnë se e ndalin dot zhvillimin e qytetit

Veliaj reagon për plagosjen e inspektorit të IMT-së: Ta

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas plagosjes së inspektorit të IMT-së, teksa kërkon dënim maksimal për autorin Qani Muça, që sipas tij kishte edhe precedentë të mëparshëm kriminalë.

Ai tha se askush nuk mund ta ndalë zhvillimin e Tiranës, duke iu referuar edhe figurave politike që sipas tij frymëzojnë dhunën.

“Shërim të shpejtë Ilirianit tonë të IMT pas plagosjes në krye të detyrës për infrastrukturën nga një person me precedent penal, tashmë në pranga! I kërkoj organeve të drejtësisë rreptësi maksimale për kriminelin që ngre dorë për shkak të detyrës ndaj punonjësve të shtetit! Prej 7 vitesh Bashkia e Tiranës nuk është tërhequr nga ASNJË projekt publik – as nga presidentët e lojtur, as nga rrugacët më famëkeq të vendit! Ta harrojnë se e ndalin dot zhvillimin e qytetit si kriminelët ordinerë ashtu dhe ordinerët e politikës që frymëzojnë dhunën! Jam më i bindur se kurrë se shumica morale dhe e ndershme e qytetit – që as zapton e as dhunon –  e do progresin dhe refuzon t’i nënshtrohet dhunës së rrugës e asaj politike! Ndaj dhe jam më i vendosur se kurrë t’i coj gjer në fund punët për një Tiranë që nuk ndalet!”, thotë Veliaj.

Të fundit