Flash News

E-TJERA

Vëllai i ‘Rrumit’ kërcënon drejtorin e spitalit të Durrësit

Vëllai i ‘Rrumit’ kërcënon drejtorin e spitalit

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë për akuzën e kanosjes për shkak të detyrës shtetasin Vullnet Muça alias Muharremi.

Mësohet se ky i fundit është vëllai i personazhit të njohur të botës së krimit Pëllumb Muharremit alias Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Burime për mediat bëjnë me dije se Vullnet Muça alias Muharremi ka kërcënuar drejtorin e spitalit të Durrësit dhe është shoqëruar për 5 orë në Polici, ku më pas është lënë sërish i lirë.

Sipas po të njëjtave burime, mësohet se kanosja lidhet me një vendim të drejtorit për të kaluar motrën e Vullnet Muçës (Muharremit) infermiere nga njëri pavion në tjetrin.

Të fundit