Flash News

E-TJERA

Vëllai i Sulovarit flet pas takimit me Rrumbullakun: S’më dhanë shpresë, do të rifillojnë kërkimet

Vëllai i Sulovarit flet pas takimit me Rrumbullakun: S’më

Familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari (Krasniqi), kanë dalë sot në protestë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Vëllai i Fatmir Sulovarit ka folur për media pas takimit me drejtorin e Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku. Vëllai i Sulovarit tha se policia i kishte thënë se do të nisin kërkimet, por pa i dhënë shpresë.

Ai deklaroi para mediave se takimin e fundit me të vëllain e ka pasur më 6 prill dhe tha se kishte biseduar në telefon me një shok. Ai pohoi se me Leonardin ishin shokë, por nuk dinte që i vëllai të kishte probleme.

“Duam që të gjenden trupat dhe t’i çojmë në shtëpi. Policia na tha; do nisim shumë shpejt kërkimet. Nuk më dhanë shpresë. Më thanë se jemi në rrugë, po vijojmë hetimet. Ne ia kemi lënë në dorë Policisë së Shtetit. Jam vëllai i Fatmirit. Besoj u sqaruam me policinë. Takimi im me vëllain ishte në datën 6. Ishte takim normal. E mori një shok në telefon. S’ka pasur probleme. Ne s’kemi pasur probleme deri në këtë pikë. S’kemi asnjë dyshim. Leonardin e kishte të njohur. Ata kanë qenë të njohur, jo shok. Unë vetë si Gëzim s’e kam njohur Leonardin. S’e di se për çfarë toke bëhet fjalë. Dëgjuam llafe njerëzisht se ata mund të ishin në Vrinë”, tha vëllai i Sulovarit.

 

Të fundit