Flash News

E-TJERA

"Vëllai im, duhet ta marrim"; dëgjohen lutjet e Alvinit, Elezi: Kthehet në Shqipëri Benjamini! Gjyshi i gatshëm ta mbajë

"Vëllai im, duhet ta marrim"; dëgjohen lutjet e Alvinit,

Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kosovë, Bedri Elezi, bëri publike sot se vëllai i Alvin Berishës, Benjamini, është ende gjallë dhe do të rikthehet gjatë mbrëmjes në Shqipëri.

Në një intervistë për News 24 pas lajmit të mirë, Afrim Berisha ka treguar se i biri i tij Alvini i kishte kërkuar që ta nxirrte nga kampi vëllain e tij.

“E dija që ish-gruaja kishte lindur një fëmijë. Kur erdhi Alvini tha: “vëllai im, Benjamini, duhet ta marrim”. I thash: “Do mundohemi o bab”. U interesova, pasi jam interesuar për shumë fëmijë, ma treguan se ai ishte”, tha Afrim Berisha duke shtuar se ishte në dijeni se nga lidhja që ish-bashkëshortja e tij kishte krijuar me një shqiptar nga Kosova, kishte ardhur në jetë një fëmijë, i cili ndodhej ende në kamp.

Ndërkaq, Elezi, bëri me dije se: “Benjamini është një nga fëmijët që është kthyer sot në Shqipëri. Ne kemi pasur kontakt me familjen e Valbonës. Dhe gjyshi është shprehur i gatshëm që ta mbajë. Nuk mund të spekulojë për këtë fakt se ku do qëndrojë djali. Do bëhet përkujdesje mjekësore dhe do ketë një procedurë.”

Pjesë nga biseda:
Evis Ahmeti: Çfarë thotë Alvini për gjithçka ka kaluar? Dhe a ju ka treguar Alvini se ka lindur dhe një vëlla tjetër nga bashkëjetesa e ish-bashkëshortes tuaj me dikë tjetër aty në kamp?

Afrim Berisha: Po Alvini më ka rrëfyer për vëllain Benjaminin, kështu quhet, ai më rrëfeu për çdo gjë.

Evis Ahmeti: A kërkon që ta merrni dhe vëllain tjetër?
Afrim Berisha: Po e kërkon shpesh dhe më tregon për të.

Evis Ahmeti: Alvin si je?

Alvin Berisha: Mirë!

Evis Ahmeti: Vëllai jot Benjamini do të kthehet, a je i lumtur?

Alvin Berisha: Po! Shumë!

Evis Ahmeti: Si i kalove pushimet në Shqipëri?

Alvin Berisha: Mirë!

Ndërkohë, gjyshi nga nëna e Alvinit, Ymer Cira tha se do të bëjë të pamundur që të marrë në Gjermani djalin e vajzës së tij, e cila rezulton e zhdukur.

Të fundit