Flash News

E-TJERA

Vëmendja te goglat, Shqipëria mëson nesër kundërshtarët e Euro 2024

Vëmendja te goglat, Shqipëria mëson nesër

Nesër hidhet shorti për të përcaktuar grupet e raundit paraprak. Më 18:00 në Gjermani kombëtarja shiptare do të mësojë kundërshtarët e saj në EURO 2024.

Gjithsej do të marrin pjesë 24 ekpie kombëtare në Euro 2024. Përveç skuadrës së vendit mikpritës, pra, kombëtares gjermane, deri më tani janë kualifikuar: Shqipëria, Belgjika, Danimarka, Anglia, Franca, Italia, Kroacia, Holanda, Austria, Portugalia, Rumania, Skocia, Zvicra, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Republika Çeke, Turqia dhe Hungaria.

Tre vendet e mbetura të Kampionatit Evropian do të përcaktohen në fund të marsit 2024 në tre turne të ashtuquajtura "playoff", secila me katër skuadra që u kualifikuan në Nations League.

Këto dymbëdhjetë skuadra që do të luajnë për tre vendet e mbetura janë: Gjeorgjia, Luksemburgu, Finlanda, Bosnje-Hercegovina, Izraeli, Greqia, Ukraina, Kazakistani, Estonia, Polonia, Islanda dhe Uellsi.

Në finalen e të parës nga tre turnetë kualifikuese, fituesi i duelit ndërmjet Uellsit dhe Finlandës do të përballet më pas me Poloninë ose Estoninë, të cilët do të garojnë në gjysmëfinalen e dytë në Rrugën A.

Në rrugën B ndeshjet janë:

Bosnje-Hercegovinë - Ukrainë
Izrael - Islandë

Në rrugën C do të tekohen:

Gjeorgji-Luksemburg

Greqi dhe Kazakistani

Të fundit