Flash News

E-TJERA

“Vende të ndryshme, tradita të ndryshme”, si festohet nëpër botë Viti i Ri

“Vende të ndryshme, tradita të ndryshme”, si festohet

Çdo vend në botë ka traditat e karakteristikat e veta të festimit të Natës së Vitit të Ri, ku secila prej tyre mbart të bukurën e saj.

Po e nisim këtë rrugëtim me japonezët, të cilit janë të vetmit që e festojnë Vitin e Ri duke pastruar shtëpinë. Ata e konsiderojnë këtë si një ogur të mirë për filmin e vitit që zgjat nga 31 deri më 3 janar. Festimet e Toshigami (si quhet Viti i Ri atje) i cili konsiderohet hyjnor kanë për traditë falënderimin e shenjtorëve që të mbrojë bimët e mbjella, por i urohet edhe mirëseardhja shpirtrave. Përgjatë kësaj periudhe ata vendosin dekorime me dru bambuje dhe kallinj gruri. Në orën 12 kambana e budistëve troket 108 herë si një paralajmërim për të kërkuar falje për mëkatet e gjithë vitit.

“Vende të ndryshme, tradita të ndryshme”, si festohet

Në Spanjë përgjatë Vitit të Ri konsumohen buñuelos (petulla të pudrosura me sheqer). Përtej kësaj traditë është të hash edhe 12 kokrra rrushi duke trokitur Viti i Ri. Nga një kokë për çdo të trokitur deri në ardhjen e tij, një traditë kjo që uron për sa më shumë bollëk në ushqim.

Në Brazil të gjithë vishen me të verdha, ngjyra e floririt e diellit dhe dritës. I zoti i shtëpisë derdh një gotë me verë prapa, si për të larguar fatin e keq nga shtëpia.

“Vende të ndryshme, tradita të ndryshme”, si festohet

Në Meksikë përgjatë gjithë ditës ndizet dhe fiket zjarri, duke hedhur mes flakësh gurë apo copa druri.

“Vende të ndryshme, tradita të ndryshme”, si festohet

Në Kinë Viti i ri, quhet ndryshe edhe si festa e pranverës, nuk korrespondon me festën tonë të Viti të Ri, por ndjek kalendarin hënor që mund të variojë nga 21 deri në 19 shkurt sipas kalendarit tonë gregorian. Festimet zgjasin 15 ditë dhe përfundon me festën kombëtare Kineze.

Përgjatë festës së Vitit të Ri, kinezët vishen me të kuqe sipas legjendës së tyre antike, duket se tremb, bashkë me zhurmë të forte, mostra mitologjike Nian, që dikur çdo 12 muaj dilte nga strofulla e tij për të ngrënë qeniet njerëzore. Të influencuar nga kjo legjendë, çdo vit kinezët festojnë festën e pranverës me fishekzjarrë, këngë dhe valle të zhurmshme për ta trembur. Festa mbyllet me një kortezh me maskën e luanit për përfaqëson Nian.

Një festë tipike gjermanësh është ajo e Vitit të Ri atje, ku njerëzit maskohen dhe festojnë karnavalet. Bëhet Gëzuar me Feuerzangenboële, pija e vëllazërisë dhe mbledhjes së studentëve e cila është e përbërë me bazë vere, kanelle, karajfil, lëkurë portokalli dhe rum. Përgjatë darkës ofrohen lajthi dhe rrush të thatë të gjithë të afërmve. Në vendet protestante qeraset me sardele të tymosur.

“Vende të ndryshme, tradita të ndryshme”, si festohet

Në Angli Viti i ri vjen me festën tipike, ku hahet gjeli i detit i mbushur me gështenja dhe pudingu i Krishtlindjeve, një ëmbëlsirë tipike që hahet me luge që shpesh e seririn edhe me monedha floriri. Mbrëmjen e Shën Silvestrit , nënshtetas e Mbretëreshës argëtohen duke marrë pjesë në lojëra të ndryshme si p.sh si të peshkosh me duar frutat e thata, të hash një mollë që mbahet varur në një fije, etj.

“Vende të ndryshme, tradita të ndryshme”, si festohet

Rusia është i vetmi vend në botë ku Viti i Ri festohet 2 herë, më 31 dhjetor sipas kalendarit Gregorian dhe 13 janar sipas kalendarit Xhuliano. Më datën 31 bëhet pema dhe pas mesnate njerëzit dalin në Kullën Spasskajadel për të kërcyer dhe ngrënë fruta të thata dhe salcë kosi. Një traditë tjetër është edhe ajo e hapjes së derës së shtëpisë në orën 12 për ti uruar mirëseardhjen Vitit të Ri.

Në Itali Viti i Ri përshëndetet me një gatim tradicional me bazë mishin e derrit dhe thjerrëza. Sipas gojëdhënave këto gatime sjellin fat dhe para. Ndërkohë që nuk duhet lënë pa theksuar panetoni dhe pandora shumë të njohura dhe preferuara jo vetëm në Itali. Pandoro është një ëmbëlsirë nga Verona dhe u krijua në 1800 nga Domenico Melegatti. Forma e saj tipike si yll me 8 cepa u realizua nga piktori Angelo Oca Bianca. Ajo shoqërohet me pana ose akullore.

“Vende të ndryshme, tradita të ndryshme”, si festohet

Ajo që ne ju këshillojmë për Vitin e Ri është që të keni të veshur diçka ngjyrë të kuqe apo diçka të re. Gjithashtu mund të mbani të ndezur një qiri për gjithë natën, pasi jo të gjithë e kemi mundësinë për të pasur zjarr. Një degëz nga lulja agrifoglio si dekorim nuk duhet harruar kurrsesi. Atë mund ta vendosni në pemë apo dekoroni ndonjë dhuratë.

Në Danimarkë ditën e Vitit të Ri thyejnë të gjitha enët që nuk kanë përdorur përgjatë gjithë vitit në datën 31. E gjitha kjo bëhet në prani të afërmve pranë derës kryesore të shtëpisë.

“Vende të ndryshme, tradita të ndryshme”, si festohet

Në Ekuador Viti i ri Festohet duke djegur një dordolec në mesnatë. Ata gjithashtu djegin edhe fotografitë e vitit të kaluar e gjitha kjo në emër të një fati të mirë.

Filipinezët mendojnë se gjithçka duhet të jetë e rrumbullakët si monedha në mënyrë që të sjellë pasuri. Fruta, rroba, objekte, gjithçka e rrumbullakët.

Në Amerikën e Jugut ti e vendos vetëm fatin tënd, ose më saktë ngjyra e të brendshmeve që do të veshësh atë mbrëmje. E kuqja është dashuri, ngjyra e floririt pasuri dhe e bardha nënkupton paqe.

“Vende të ndryshme, tradita të ndryshme”, si festohet

Në Zvicër Viti i Ri festohet duke hedhur akullore në tokë.

Në Rumani ditën e Vitit të ri hidhen monedha në lumë që ti sjellin fat.

Në Puerto Riko hedhin ujë jashtë dritareve që të largojnë shpirtrat e këqij.

“Vende të ndryshme, tradita të ndryshme”, si festohet

Në Belgjikë marrin seriozisht jetën prej fermeri duke u kujdesur për kafshët.

Në Bolivi vendosin një monedhë në ëmbëlsira dhe kujt i bie në pjesë, do të thotë se ai do të ketë fat përgjatë gjithë vitit.

Në Kolumbi ditën e Vitit të Ri mbahet një valixhe përgjatë gjithë ditës në dore me idenë që t?u sjellë sa më shumë udhëtime përgjatë gjithë vitit.

Në Kili një pjesë e njerëzve shkojnë në varreza dhe e kalojnë natën atje.

“Vende të ndryshme, tradita të ndryshme”, si festohet

Në Irlandë natën e Vitit të Ri qëllojnë muret me bukë për të larguar shpirtrat e këqij.

Në disa pjesë të Afrikës se Jugut ditën e Vitit të Ri hedhin mobile nga dritarja.

Në Skoci miku i parë që do të vijë në shtëpi duhet të sjellë një dhuratë për ti sjellë fat

Të fundit