Flash News

E-TJERA

Vendi përfshihet nga protestat/ Taksistët para kryeministrisë: Jemi në zgripin e fundit

Vendi përfshihet nga protestat/ Taksistët para kryeministrisë:

Vendi është përfshirë nga protestat. Paraditen e sotme para kryeministrisë protestuan punonjësit e shërbimit taksi. Ata kërkuan nga qeveria që t’i ndihmojë financiarisht, si dhe uljen e çmimit të naftës.

“Jam taksixhi Elbasani. Kam dalë për çmimin e naftës, për çmimet që po rriten dhe për pikën 11, që s’na lejohet të marrim pasagjerë në kthim”, tha një prej tyre.

Ndërkohë një tjetër kërkoi heqjen e TVSH-së.

“I kërkojmë kryeministrit Edi Rama të na mbështesë. Të ulë aksizën dhe TVSH-në për shërbimin taksi”, shtoi ai.

Sipas tyre ky shërbim është drejt falimentit.

“Taksistët janë në zgripin e fundit. Paguajmë shumë taksa. Taksisti nuk faturon çmimin kemi taksimetër, zbatojnë taksimetër dhe janë totalisht të djegur. Përveç trafikut na u shtua edhe nafta. Shkresat që kemi çuar, kanë mbetur në vesh të shurdhër. Do të protestojmë në të gjithë vendin”, tha një tjetër taksist.  

 

Të fundit