Flash News

E-TJERA

Vendimi i Britanisë, analisti britanik: S’ka lidhje me korrupsionin, në listë mund të ketë edhe nga PS

Vendimi i Britanisë, analisti britanik: S’ka lidhje me korrupsionin,

Analisti britanik Gabriel Partosh ka komentuar vendimin e fundit nga qeveria e Britanisë së Madhe për të mos i lejuar hyrjen në territor kryedemokratit Sali Berisha.

Në një intervistë për Alb UK TV në Angli, Partosh tha se vendimi në fjalë nuk lidhet me korrupsionin sikurse njofton në deklaratë qeveria britanike.

Analisti shtoi se si SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë më të shqetësuara për stabilitetin në rajon. Sipas Partosh, Berisha është shprehur hapur kundër nismës “Ballkani i Hapur” dhe ka përdorur një retorikë anti-serbe. Analisti britanik tha se vendimi favorizon më shumë kryeministrin Rama, ndërsa shtoi se në atë listë mund të ketë edhe emra socialistësh, mes tyre edhe ish-ministra.

Partosh u shpreh se nuk është një sistem i aplikuar më herë për oligarkër rusë apo miliarderët që mbështesin Putin, por është një praktikë e re e ngjashme me atë të përdorur nga DASH-i, teksa tha se mund të jenë rreth 20-27 politikanë të përfshirë.

“Ke plotësisht të drejtë, ky nuk është një sistem që është aplikuar më herët tek oligarkët rus, miliardere që besohet se mbështesin Vladimir Putin dhe politikën e agresionit të tij në Ukrainë. Ajo që është një traditë e dëbimit diplomatik të një personi non-grata të diplomatëve apo të nënshtetësive të tjera që janë dëbuar nga vendi si persona non-grata në formën tradicionale të non-grata si për arsye spiunazhe. Kjo është një praktikë relativisht e re që ka dalë gjatë viteve të fundit. Dhe besoj se numri i politikanëve te huaj që janë përfshirë në këtë me pretendimin për përfshirje në aktivitete korruptive apo përfshirje ne krim te organizuar është diku tek 20 ose 27. Pra me fjale te tjera është një praktike relativisht e re dhe e ngjashme me atë DASh për dezinjimin e individëve të cilesuar si te padëshiruar për të hyrë në vend”, u shpreh Partosh.

I pyetur nëse është një politikë e përbashkët mes SHBA-së dhe MB-së, analisti pohoi se është në kuadër të marrëdhënieve të vendosura mes dy vendeve dhe se rrjedh nga politikat e përbashkëta gjithëpërfshirëse.

“Jo jam plotësisht i sigurte se kjo është pjesë e një politike te përbashkët dhe te një ndërmarrje dhe tregon mbështetjen e Britanisë për praktikën amerikane për të mbajtur jashtë vendit, por me e rëndësishmja t’i përçojnë një sinjal popullit ku janë te stacionuar këta politikane që këta individë konsiderohen te padëshirueshëm. Pra është pjesë e një politike te përbashkët gjithëpërfshirëse dhe ka patur gjithnjë një bashkëpunim të ngushtë në çështje të tilla mes SHBA dhe MB. Këto informacione mund te kenë ardhur nga operacione te inteligjencës dhe siç thashë të dy vendet kane lidhje ekstremisht te ngushta ne çështje te tilla si pjese e marrëdhënieve speciale qe ka ekzistuar mes SHBA dhe MB qe nga koha e pas Luftës se Dytë Botërore”, vijoi analisti britanik.

Të fundit