Flash News

E-TJERA

Vendimi i gjykatës për shoqatën e Tiranës, FSHF: Eduard Prodani nuk është anëtar

Vendimi i gjykatës për shoqatën e Tiranës, FSHF: Eduard

Gjykata e Tiranës vendosi të mos njohë procesin e zgjedhjeve për kreun e Shoqatës Rajonale të Tiranës, të zhvilluar nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila shpalli fitues Krenar Alimehmeti. Sipas gjykatës, kreu i shoqatës është Eduard Prodani.

I pranishëm gjatë zgjedhjeve si kandidat ishte edhe Eduard Prodani, i cili vendos t’i bojkotojë duke denoncuar se po bëhen shkelje në procesin e zgjedhjeve. Për vendimin e gjykatës ka reaguar edhe FSHF. Drejtori i Departamentit Ligjor dhe Licencimit në FSHF, Aldi Topçiu, deklaroi se Prodani nuk është anëtar i kësaj shoqate.

“Jemi informuar sot për vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës për regjistrimin e një shoqate tjetër në këtë qytet, ashtu si shumë shoqata të tjera që kanë seli në Tiranë. Kjo nuk do të thotë se ky subjekt është anëtar apo është i njohur nga Federata Shqiptare e Futbollit. Çdo anëtar apo anëtarët e anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit janë të detyruar të respektojnë statutin. Statut i cili është hartuar në përputhje të plotë me udhëzimet e UEFA-s dhe FIFA-s, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së me unanimitet, dhe nga vetë Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sipas nenit 71 të këtij statuti të gjitha ankesat, pretendimet apo mospajtimet me vendimet e FSHF-së mund të ankimohen në shkallë të fundit, pra pas ezaurimit të shkallëve të brendshme, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, duke përjashtuar të gjitha gjykatat e zakonshme”, tha Topçiu.

Ai shpjegoi edhe ecurinë e procesit zgjedhor dhe procedurat që po ndiqen, nën monitorimin e UEFA-s, eskpertët e të cilës do të mbërrijnë më 14 shkurt dhe do të qëndrojnë për dy ditë.

“Procesi zgjedhor brenda FSHF-së është sot në një ditë mjaft të rëndësishme, pasi sot është edhe afati përfundimtar për depozitimin nga anëtarët të delegatëve që do t’i përfaqësojnë në Asamble, të propozimeve që ata kanë për postet drejtuese. Ky proces udhëhiqet nga komisioni i verifikimit të asamblesë i zgjedhur dy vite më parë nga Asambleja e Përgjithshme. Është ky komision i cili do të certifikojë procedurat e ndjekura, delegatët dhe kandidaturat për postet drejtuese. Monitoruesit e UEFA-s do të jenë në Tiranë javën e ardhshme. Kjo është edhe një dakordësim politik të nivelit të lartë midis Presidentit të UEFA-s, z. Ceferin dhe Kryeministrit Edi Rama. Dua t’ju kujtoj se kufijtë e veprimtarisë se FSHF-së caktohen vetëm nga Statuti dhe nga asgjë tjetër dhe kam besim se procesi do të vazhdojë pa probleme, me të njëjtin ritëm, me të njëjtin nivel transparence dhe nën mbikëqyrjen e Komisionit të Verifikimit, i cili është zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme në përmbushje të mandatit të tij”, theksoi Topçiu në deklaratën për median.

Të fundit