Flash News

E-TJERA

Vendimi për vulën e PD-së, Lela për VOA: Gjykata duhet të çonte në vend vullnetin e demokratëve

Vendimi për vulën e PD-së, Lela për VOA: Gjykata duhet

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela në një intervistë për Zërin e Amerikës, u shpreh se vendimi i Gjykatës së Lartës për rishqyrtim e çështjes së vulës në PD është me dy tehe.

Lela argumentoi se vendimi është sipas tij  deri një seancë tjetër riafirmohet PD me kryetar z.Berisha si mbetëse e vulës, selisë dhe gjithë aparatit stilistik dhe të komunikimit.

Ndërkohë ai shtoi se gjykata e lartë duhet t'ja kalonte vulën, ish-kryeministrit Berisha për të përmbushur vullnetin e popullit, duke shtuar se u duk qartë nga shifrat e votimeve në 14 maj se kë njohin demokratët si lider të PD-së.

Zëri i Amerikës: Zoti Lela fillimisht reagimi juaj në lidhje me vendimin e Gjykatës së lartë. Si e komentoni ju?

Alfred Lela: Është në dy tehe, është një fitore dhe një humbje. Është fitore sepse deri një seancë tjetër riafirmohet PD me kryetar z.Berisha si mbetëse e vulës, selisë dhe gjithë aparatit stilistik dhe të komunikimit Ajo që do doja unë dhe gjithë demokratët qe votuan Berishën në 14 maj do donin të kishin parë ishte rivendikim total, pra që gjykata ti kalonte vullnetin që populli i dha më 14 maj.

Të fundit