Flash News

E-TJERA

Vendosi himnin kombëtar pas orës 22.00/ Gjobitet me 10 milionë lekë pronari i një lokali në Vlorë, procedohen dy të tjerë

Vendosi himnin kombëtar pas orës 22.00/ Gjobitet me 10 milionë

Policia ka gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra pronarin e një biznesi në Vlorë, që protestoi ditën e djeshme.

Klodian Xhafaj, pronari i një lokali në lagjen “Uji i Ftohtë”,  sipas policisë, nuk i është bindur urdhrit për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit pas orarit të përcaktuar.

Përveç ndëshkimit me gjobë, ai është proceduar edhe penalisht. Gjithashtu janë proceduar penalisht Seldi Xhafa dhe Edlira Tahiraj pasi kundërshtuan mbylljen e muzikës dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë.

Sikurse kishin paralajmëruar, shumë biznese kanë ulur qepenat në formë proteste. Pronarët e tyre kërkojnë shtyrjen e orës policore dhe asaj të muzikës.

Të fundit