Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Verifikimin e 30 kandidatëve, Prokuroria has pengesa në hetimet jashtë vendit

Në Shqipëri Prokuroria e Përgjithshme ka nisur procedurat për verifikimin e 30 kandidatëve për deputetë nga 1900 që janë gjithsej pas kërkesës së KQZ. Ky numër që mund rritet pasi verifikimet paraprake në institucionin që menaxhon zgjedhjet vazhdojnë.
Përfaqësues të organit të akuzës i thanë Zërit të Amerikës se hetimet jashtë vendit paraqesin problematika, pasi ligji i dekriminalizimit siç thonë ata, është unik dhe mjaft vende nuk gjejnë bazë ligjore për të kthyer përgjigje. Studiuesit e konsiderojnë të dështuar ligjin e dekriminalzimit ndërsa përfaqësues të partive thonë se i kanë shfrytëzuar të gjitha filtrat për të ndaluar kandidimin e individëve me të shkuar kriminale.
Në Shqipëri debati për pastrimin e politikës nga eksponentë me rekorde kriminale vazhdon edhe pse kanë kaluar afro 6 vjet nga miratimi i ligjit që garanton integritetin e personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funskione publike i njohur si ligji i dekrminalizimit, i cili në atë kohë u mendua se do ishte i përkohshëm.
Sot ka një diskutim mbi cilësinë e parlamentit të ardhshëm që ka nisur me verifikimin e afro 1900 kandidatëve nga KQZ. Ky institucion thotë se ka përfunduar verifikimin paraprak për dhe se për 30 kandidatë i është drejtuar prokurorisë së përgjithshme për verifikim të thelluar, bazuar në indicie dhe fakte të bëra publike.
“Bazuar në të dhënat e drejtorisë së gjendjes civile, të drejtorisë së burgjeve për gjendjen gjyqësore, bazuar dhe në të dhënat që kandidatët kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit, kur është rasti ne kërkojmë hetim të thelluar. Ose dhe kur ka fakte të bëra publike për kandidatë të caktuar siç ishte rasti i Tom Doshit, por dhe disa raste të tjera të bëra publike nga parti politike të ndryshme”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Ilirjan Celibashi, Komisioner shtetëror për zgjedhjet.
30 kandidatët për deputetë nën verifikim i përkasin 9 subjekteve politike, 5 kandidatë nga Aleanca ABEKO, 2 nga Bindja Demokratike, 2 nga Lëvizja për Ndryshim, 1 nga Lëvizja e Re, 6 nga LSI, 2 nga Nisma Thurrje, 4 nga Partia Demokratike, 3 nga Partia Socialiste, 3 nga Partia Social-Demokrate dhe dy janë të pavarur. Në formularët e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ shumica prej tyre kanë deklaruar dëbime nga një vend i huaj, dënime, dhe ndalime brenda dhe jashtë vendit.
Prokuroria e Përgjithshme i tha Zërit të Amerikës se ka nisur verifikimet e thelluara, për 30 kandidatët për deputetë sipas kërkesës së KQZ duke iu drejtuar Ministrisë së Brendshme. Për kandidatin të PSD Tom Doshi organi i akuzës i është drejtuar ambasadës së SHBA, mbi informacionet që kjo ambasadë disponon nisur nga fakti që ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka bërë thirrje të përsëritura për të penguar rikandidimin e tij.
Për 25 nga 30 kandidatë për deputetë Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar informacione nga zyra e Interpolit në Tiranë përmes Drejtorisë së përgjithshme të policisë, një sinjal që ngre dyshime për përfshirjen e tyre në vepra panale jashtë kufijve të Shqipërisë. Zyrtarë të organit të akuzës thonë se kanë hasur në të shkuarën disa problematika për raste të ngjashme në verifikimet jashtë vendit.
“Ky proçes përfshin një hetim i cili pavarësisht se është i plotë dhe i thelluar, është i natyrës administrative, nuk është i natyrës penale. Ndërkohë marrëdhëniet jurdiksionale me jashtë, parashikojnë që ne mund të bashkëpunojmë me autoritete të shteteve të tjera, vetëm në rastin e një hetimi penal. Dhe është e kuptueshme, që hetimi në këtë rast nuk është penal, pra ne mbledhim informacione të karakterit administrativ. Kjo e bën pak të vështirë proçesin, pasi shumë shtete nuk kanë bazë ligjore, se ku të mbështeten për të kthyer një përgjigje. Që nga 2016 dhe deri më sot, ka patur mjaft raste, ku hetimet që bëhen nga sektori i dekriminalizimit, kanë qëndruar të pezulluara, për shkak të moskthimit të përgjigjeve, qoftë dhe nga autoritetet policore me të cilat ne bashkëveprojmë me marrëveshje ndërkombëtare, pasi nuk gjejnë bazën ligjore për të kthyer përgjigje dhe kanë mbetur të mbartura nga vitet e kaluara”- u shpreh për Zërin e Amerikës Pranvera Pustina, Prokurore, Drejtore e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm.
Prokuroria ka afat deri në 3 muaj për të kryer verifikimet, por vonesat e përgjigjeve nga autoritetet jashtë vendit, mund ta zgjasin edhe me vite proçesin. Studiuesit thonë se proçesi i dekriminalizimit ka dështuar sepse individët e inkriminuar kanë mbështetje politike.
“Është një proçes i cili nuk ka një limit kohor përfundimar dhe si i tillë do të jetë shumë e vështirë për të patur një përgjigje nëse në parlamentin e ardhshëm do të kemi ose jo individë me rekorde kriminale. Pyetja është- Si është e mundur që individët me rekorde kriminale, sërish kanë kurajon për të hyrë në politikë dhe për të kandiduar, kur e dinë se një ditë do përballen me lgjin. Kjo do të thotë, se ata kanë garanci, që proçesi do zgjasë shumë dhe nuk do ketë verifikime, ose duan të përfitojnë maksimalisht nga politika duke shpresuar që letrat e tyre nuk do gjenden”- i tha Zërit të Amerikës Afrim Krasniqi, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike
PS në qeverisje, ka në proçes verifikimi nga Prokuoria tre kanidatë dy prej të cilëve në formularin e dekriminalizimit kanë deklaruar se janë dëbuar nga një shtet i huaj dhe tjetri ka deklaruar se ka qenë nën hetim në Gjermani. Zyrtarë të kësaj force politike mohojnë të kenë neglizhuar filtrat partiakë të verifikimit dhe nënvizojnë se përgjegjësia ligjore është individuale.
“Partitë politike nuk janë organe hetimore, nuk kanë as struktura për këtë çështje. E rëndësishme për një parti është vullneti i qartë për të respektuar ligjin dhe ky vullnet është shprehur në mënyrë periodike nga Kryeministri Edi Rama. Patjetër që është bërë një verifikim, aq sa është e mundur dhe për aq sa kapacitet ka një parti politike për ta bërë, por vullneti politik është i rëndësishëm. Prandaj është bazuar i gjithë proçesi në vetëdeklarim. Çdo kandidat, kur bën vetëdeklarimin, është nën përgjegjësi penale për çfarë deklaron”- tha Plarent Ndreca kandidat i PS për deputet, Qarku Tiranë.
PD në opozitë ka në verifikim nga Prokuroria 4 kandidatë, tre prej të cilëve kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënim në Itali dhe dëbim nga Zvicra dhe Gjermania ndërsa për një tjetër KQZ është bazuar në kërkesën për hetim të thelluar në disa fakte të bëra publike. Përfaqësues opzitës thonë se për një kandidat të saj është kryer më herët verifikimi i thelluar dhe se ai rezulton në përputhje me ligjin.
“Dua të garantoj të gjithë opinionin publik në Shqipëri, se kandidatët tanë i janë nënshtruar filtrit të verifikimit për cilësitë e tyre të integritetit të tyre profesional dhe moral. Ndërkohë jemi duke bërë gjithçka, gjatë kësaj periudhe të fushatës zgjedhore, për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”- u shpreh për Zërin e Amerikës Gazmend Bardhi, Sekretër i Përgjithshëm i PD.
Studiuesit thonë se eksponentë me të shkuar kriminale kanë mbështetje politike, gjë që sipas tyre shpjegon faktin se në këtë fushatë individë të inkriminuar, ose kandidojnë ose janë pjestarë të stafeve elektorale, gjë që siç shprehen studiuesit, u jep atyre më tepër pushtet se vetë kandidatët për deputet. Impakti i procesit të dekriminalizimit në publik është ende minimal. Sot askush nuk ka garanci nëse në parlamentin e ardhshëm do ketë ose jo të zgjedhur me rekorde kriminale. VOA
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14