Flash News

E-TJERA

Vetëdorëzimi i Dakos, mbulohet hyrja e Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Vetëdorëzimi i Dakos, mbulohet hyrja e Drejtorisë së

Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pak minuta pas njoftimit të SPAK i cili lëshoi urdhër arreste për të dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

Ndërkohë, hyrja e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty ku pritet të dërgohet ish-kryebashkiaku Vangjush Dako u mbulua.

SPAK lëshoi 10 fletë arreste për kryebashkiakun Dako dhe nëntë zyrtarëve të tjerë. Mes tyre, janë caktuar 7 masa sigurie “arrest me burg” dhe tre të tjerë janë lënë në “arreste shtëpie”.

SPAK pritet që të japë informacione për të arrestuarit, të cilët akuzohen për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh lidhur me një pallat të dëmtuar nga tërmeti në qytetin e Durrësit.

 

Të fundit