Flash News

E-TJERA

Vetëm një humbje jete nga Covid-19 në vend, 69 raste të reja në 24 orë

Vetëm një humbje jete nga Covid-19 në vend, 69 raste të reja

Përmirësohet ndjeshëm situata e Covid-19 në vendin tonë.

Vetëm një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit për herë të parë pas disa muajsh, ndërsa 69 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 994 testime, dhe janë shëruar 737 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 69 vjeç ngaTirana e ka humbur betejën me COVID19”, njofton MSH.

Të fundit