Flash News

E-TJERA

Vetëm një kuti e pa hapur në të gjithë vendin/ Përfundon numërimi në Tiranë, si ndahen mandatet

Vetëm një kuti e pa hapur në të gjithë vendin/
Foto ilustruese

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në qarkun e Tiranës. Partia Socialiste kryeson me 18 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 15 mandate. LSI ka arritur që të marrë 2 mandate dhe PSD, e cila doli forcë e katërt në këto zgjedhje doli me 1 mandat.

PS, 226,842 vota ose 48.67%

PD-AN, 182,335 vota ose 39.12%

LSI, 27,945 vota ose 6.00%

PSD, 13,273 vota ose 2.85%

Partia Socialiste mori 74 mandate në të gjithë vendin, PD mori 59, LSI 4 dhe PSD 3 mandate. Në të gjithë vendin ka mbetur vetëm një kuti pa u numëruar, nga 5199 që ishin gjithësej. Kutia e fundit e panumëruar ndodhet në Lezhë, ku fituese ka dalë PD.

Të fundit