Flash News
Veton Surroi: Qëndrimi i Ramës dje nuk ishte një ndihmë e mirë për Kosovën
Analisti Veton Surroi ka analizuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri, si edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama mbi ngjarjen.
I ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, Surroi tha se Rama e bëri fakt të kryer konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kërkoi madje edhe një konferencë.
"Reagimi i Ramës është bërë në orën 11 paradite ku nuk e dinte se si do të mbaronte sulmi, konferencë pa konflikt nuk ka, një sulm i tillë është për ta kthyer në konflik situatën mes Serbisë dhe Kosovës, si e gjykoni ju që kryeministri Rama del dhe e bën fakt të kryer konfliktin dhe kërkon një konferencë të dytë, pasi kjo i shkon përshtat Serbisë pasi Kosova e ka marrë atë që donte nga një konferencë? Qëndrimi i Ramës dje nuk ishte një ndihmesë e mirë", tha Surroi.