Flash News

E-TJERA

Vettingu ndaj Alfred Ballës, kërkesa e Komisionerit Publik: Të mos ushtrojë funksione për 15 vite

Vettingu ndaj Alfred Ballës, kërkesa e Komisionerit Publik: Të

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit po shqyrtohet ankimimi i Komisionerit Publik kundër Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për përfundimin e vettingut për kreun e KLP, Alfred Balla, pa një vendim përfundimtar.

Trupa gjykuese përbëhet nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi vendimin e KPK-së më 30 qershor 2023.

Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit për shkak të ushtrimit të detyrës si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri më 31 korrik të vitit 2017. Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndryshimin e vendimit të KPK ndaj Ballës.

Sipas Komisionerit, vettingu ndaj Ballës duhej ndërprerë, por ai nuk duhet të ketë të drejtën të ushtrojë funksionet e prokurorit, gjyqtarit apo anëtarit të KLP e KLGJ në 15 vitet në vijim.

 

Të fundit