Flash News

E-TJERA

VIDEO/ 6 të shtëna dhe qytetarë të tmerruar, dalin pamjet e përplasjes me armë në Elbasan

VIDEO/ 6 të shtëna dhe qytetarë të tmerruar, dalin pamjet e
Kanë dalë pamje nga momenti i përplasjes me armë zjarri e dy ditëve më parë në qytetin i Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe mbetën të plagosur katër të tjerë. 

Filmimet amatore janë bërë nga një kalimtar i rastit me makinë, i cili teksa dëgjon të shtënat ul menjëherë kokën. Po ashtu shihet dhe një tjetër kalimtar, i cili del nga makina dhe fshihet prapa derës së saj. Në video dëgjohen deri në 6 shtëna, por nuk është fiksuar qartë autorët në momentin kur gjuajnë. 

Sipas burimeve zyrtare, uniformat blu gjetën në vendin e ngjarjes 20 gëzhoja të kalibrave 9 dhe 11.1 milimetra dhe 4 predha.

Përveç viktimës, Pjerin Xhuvani, nga përplasja me armë zjarri mbetën të plagosur dhe 32-vjeçari Eltjon Bodinaku (dhëndri i viktimës), Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga si dhe efektivja e “Shiponjave”, Xhensila Sota.

Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar, Arbër Paplekaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim, si dhe Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim. Ata ishin pjesë e strukturës së Partisë Demokratike për mbrojtjen e votës.

Po ashtu është shpallur në kërkim, Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” .

Ende nuk e kemi një informacion nga autoritet zyrtare se kush ka qenë personi që ka qëlluar i pari me armë.

Të fundit